Maqedonia e Vetme: Zaev përmes dëshmitarëve të rrejshëm dëshiron ta arrestojë Janko Baçevin

Maqedonia

Maqedonia e Vetme: Zaev përmes dëshmitarëve të rrejshëm dëshiron ta arrestojë Janko Baçevin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:59
Zoran Zaev

Nënkryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Dragan Urginovski, sot në konferencë për shtyp tha se “Qeveria e Zoran Zaevit së bashku me shefat e jashtëm, përgatisin arrestimin e Janko Baçevit pas referendumit”.

Urginovski tha se Baçevi do të arrestohet pas referendumit, për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

“Prokuroria Themelore e cila udhëheq procedurën hetimore kundër 33 personave për ngjarjet e 27 prillit, ka marrë në pyetje dëshmitarë të mbrojtur me emrin e koduar “C1”, i cili ka thënë se kryetari i “Maqedonisë së Vetme” Janko Baçev, ka qenë i përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Kjo është monstruoze, që përmes dëshmitarit të rrejshëm të arrestohet kryetari Baçev”, tha Ugrinovski.

Ai shtoi se transkripta e marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur është dorëzuar përmes postës në selinë e partisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat