Dimitrov: OBRM-PDUKM-ja me dorën e djathtë mbanin flamurin, kurse me të majtën mjelshin

Maqedonia

Dimitrov: OBRM-PDUKM-ja me dorën e djathtë mbanin flamurin, kurse me të majtën mjelshin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 23:37
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në debatin e sotshëm me gazetarin Aleksandar Nikolloski në Tv Telma, tha se identitetin nuk mund ta mbrojnë vetëm pse kanë vendosur 100 buste në qendër të Shkupit.

“Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së dëshironte të kishte konflikt, ai të jetë mbrojtësi i madh edhe pse bëri shkretëtirë nga identiteti ynë. Ata udhëhiqnin politikë, ku me dorë të djathtë mbanin flamurin, ndërsa me dorën e majtë mjelnin”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme secilin mëngjes ka copëza të plastikës.

Dimitrov tha se nuk mund të mbrohet identiteti me 100 buste të vendosura në qendër në Shkup dhe se identiteti ndërtohet me bindje, me miq dhe me bindjen se edhe Greqia ka interes të tejkalohet kjo çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat