Përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin në Maqedoni

Maqedonia

Përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin në Maqedoni

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera online për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë, si ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg, tha se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Në referendum, qytetarëve do t'iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i marrëveshjes do t'i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

"Ka përpjekje të bashkërenduara për të penguar të drejtat demokratike të maqedonasve dhe për të delegjitimizuar votën e referendumit", tha përmes një deklarate Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve.

"Maqedonasit duhet të vendosin vetë se çfarë të ardhmeje duan për vendin e tyre", tha Komisioni, duke shtuar se nuk është ende në gjendje për të gjetur origjinën e fushatës për ndërhyrje në referendum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat