Për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, shtyhet seanca për lëndën “Titanik 3”

Maqedonia

Për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, shtyhet seanca për lëndën “Titanik 3”

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:57
Foto

Për shkak të përbërjes së trupit gjykues edhe seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Titanik 3” është anuluar.

Në këtë rast të akuzuar nga Prokuroria Speciale janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Sipas PSP-së, dy të dyshuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve në Çair.

Avokatët e Alimit dhe Gurit në seancën e fundit theksuan se me disa dëshmi të caktuara, do të dëshmojnë se klientët e tyre janë të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat