Takim Ivanov-Guterres: Populli i Maqedonisë vet të vendos në referendum

Maqedonia

Takim Ivanov-Guterres: Populli i Maqedonisë vet të vendos në referendum

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:41
Ivanov-Guterres

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në kuadër të pjesëmarrjes në Kuvendin e Përgjithshëm të 73-të të Kombeve të Bashkuara, në New York realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, është biseduar për aktivitet e Republikës së Maqedonisë në suaza të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari Ivanov e ka riafirmuar përkushtimin e Republikë së Maqedonisë për përforcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara në ballafaqim me sfidat globale.

Sfidat globale kërkojnë përgjigje globale, të koordinuar dhe unifikuar, për të cilat na duhen Organizatë e fuqishme dhe efektive te Kombet e Bashkuara, potencoi Ivanov në takim, thuhet në kumtesë.

Në takim janë këmbyer mendime për gjendjen aktuale të politikë së brendshme në Maqedoni. Lidhur me marrëveshjen e Prespës, kryetari Ivanov përsëriti qëndrimin e tij se BE-ja dhe NATO-ja nuk duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe ku hapen shumë çështje, se sa mbyllen.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, lidhur me referendumin e ardhshëm tha se populli i Maqedonisë duhet vetë ta sjell vendimin dhe se këtë vendim do ta respektojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat