Kukan: Ju bëj thirrje qytetarëve të dielën të tregojnë mendimin e tyre

Maqedonia

Kukan: Ju bëj thirrje qytetarëve të dielën të tregojnë mendimin e tyre

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:34
Eduard Kukan

Në një fjalim për qytetarët e Maqedonisë, eurodeputeti i të djathtës evropiane, EPP, ju bëri thirrje qytetarëve të votojnë të dielën dhe ta përkrahin marrëveshjen me Greqinë.

“Të dielën njerëzit në Maqedoni do të votojnë për të ardhmen e vendit të tyre, për të ardhmen evropiane të vendit të tyre, Kjo me të vërtetë është moment historik dhe ju bëj thirrje të gjithëve në vend të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të japin mendim për të ardhmen e Maqedonisë. Jo vetëm kjo, për shkak se votat pozitive do ta pastrojnë rrugën dhe do ta përshpejtojnë rrugën drejt strukturave evropiane, që t’i plotësojnë ambiciet e popullit të Maqedonisë, mendoj se duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duhet të marrin pjesë dhe të votojnë “për” që të sigurojnë të ardhmen e tyre evropiane”, theksoi Eduard Kukan përmes videos publikuar në rrjetin social Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat