Muhamed Zekiri vjen me një lajm të mirë për referendumin

Maqedonia

Muhamed Zekiri vjen me një lajm të mirë për referendumin

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:22
Muhamed Zeqiri

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri është i bindur se referendumi i ditës së diel do të jetë i suksesshëm.

Deputeti Zeqiri është shprehur i kënaqur edhe nga rrjedha e fushatës.

“Fushata i dha rezultatet e saj, e kjo do të konfirmohet edhe në ditën e votimit, të dielën, më 30 shtator. Mendoj se edhe ata që kishin ndonjë dilemë, tani e kanë të qartë se çka do të thotë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë anëtarësimi në NATO dhe BE. Ne jemi të bindur në suksesin e referendumit. Jemi të bindur se shumica e qytetarëve, respektivisht më tepër se gjysma e atyre që do të dalin në zgjedhje do të jenë për Maqedoni evropiane dhe do të votojnë pozitivisht lidhur me anëtarësimin në BE dhe në NATO dhe për pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksuar Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat