Gjorge Ivanov në OKB u prezantua si president i ish-Republikës së Maqedonisë

Maqedonia

Gjorge Ivanov në OKB u prezantua si president i ish-Republikës së Maqedonisë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:52
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, dje ka marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që është mbajtur në New York.

Ai ka mbajtur fjalim para presidentëve të vendeve anëtare të OKB-së, por ajo që është vërejtur nga disa media është prezantimi i tij.

Ivanov para se të merr fjalën nga kryesuesi i mbledhjes është prezantuar si presidenti i ish-Republikës së Maqedonisë dhe jo i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ose FYROM (IRJM) referencë me të cilën Maqedonia njihet ndërkombëtarisht.

Gjorge Ivanov për këtë gabim të zyrtarëve të OKB-së nuk ka reaguar, ndërsa në fjalimin e tij ai foli edhe për referendumin e 30 shtatorit dhe marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës nuk duhet të merret si alibi për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se ai nuk do të votojë në referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat