Hahn – Maqedonisë: Ka shumë punë për tu bërë

Maqedonia

Hahn – Maqedonisë: Ka shumë punë për tu bërë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:08
Komisionari për Zgjerim në Bashkim Evropian, Johanes Hahn

Komisionari për Zgjerim në Bashkim Evropian, Johanes Hahn, është deklaruar sot rreth zhvillimeve në Maqedoni dhe përgatitjeve për referendumin rreth marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Ai i ka porositur autoritetet në Maqedoni se ende ka shumë për të bërë.

“Mesazhi kryesor për delegacionin dhe për qytetarët e Maqedonisë është që puna ka filluar, perspektiva për BE do të materializohet. Por kjo nënkupton shumë punë dhe shumë detyra shtëpie, theksi vihet te shteti i së drejtës. Do të shqyrtojmë 160 mijë faqe të legjislacionit evropian, që nënkupton fazën e parë për përgatitjet drejtë qasjes në BE. Marrëdhënia e jonë me ju ka hy në një fazë përfundimtare. Kjo është rruga përmes së cilës duhet të kaloni për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ky është vetëm fillimi dhe ka shumë punë për tu bërë”, ka thënë Hahn duke shtuar se BE-ja ka një kalendarë shumë ambicioz të punës, të cilin dëshiron ta përfundojmë deri në mbarimin e verës së ardhshme.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë është në rrugë të pakthyeshme drejtë BE-së dhe se kthim pas nuk ka.

“Dje dhe sot Republika e Maqedonisë po shkruan historinë. Delegacioni më i madh maqedonase të cilin unë e kryesoj, bashkë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, dje edhe formalisht ka filluar procesi i verifikimit, me çka Maqedonia filloi edhe fazën e fundit parapërgatitore për hapjen e bisedimeve me BE-në. Sot në ditën e dytë do të konstatoj se ia arritëm. Maqedonia pakthyeshëm po hapëron drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat