Gjykimi për rastin e vdekjes së Tamaras do të vazhdojë më 29 tetor

Maqedonia

Gjykimi për rastin e vdekjes së Tamaras do të vazhdojë më 29 tetor

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:17
Gjykata maqedonase

Gjykimi për rastin e vdekjes së Tamara Dimovskas nga Velesi, për të cilin akuzohen 12 persona për punë të papërgjegjshme, do të vazhdojë më 29 tetor.

Me kërkesë të mbrojtjes gjykatësi Marin Stanevski e shtyu seancën për shkak të dëshmive të papërkthyera të Prokurorisë dhe obligoi që të njëjtat deri në seancën e radhës të jenë gati, pasi duhet të fillojë diskutimi kryesor.

Gjykimi për këtë rast deri tani është anuluar tre herë, për shkak të mungesës së një pjese të të akuzuarve.

Sipas Prokurorisë, në këtë rast të akuzuar janë anëtarët e Komisionit mjekësor të shkallës së parë dhe dytë për të drejtën e shërimit jashtë vendit, të cilët nuk kanë miratuar kërkesën që Tamara Dimovska të operohet jashtë vendit.

Tamara e vogël ndërroi jetë në vitin 2015 duke pritur vendimin që të operohet jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat