Mesazhi i Berishës: Shqiptarët të votojnë PRO në referendumin për emrin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Mesazhi i Berishës: Shqiptarët të votojnë PRO në referendumin për emrin e Maqedonisë së Veriut

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:35
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë dhe të votojnë PRO në referendumin që do zhvillohet pas dy ditësh.

Berisha thotë se qytetarët e këtij vendi, mbi të gjitha votojnë për të ardhmen e tyre europiane dhe euro-atlantike.

Ja mesazhi I ish-kryeministrit Berisha

Nje ngjarje historike per Maqedonine e Veriut!

Te dashur miq, te dielen qytetaret e Maqedonise se Veriut do votojne ne nje referendum popullor per emrin e ri te vendit tyre, por ne fakt mbi te gjitha votojne per te ardhmen e tyre europiane dhe euro-atllantike.

Me kete rast u bej thirrje qytetareve me origjine shqiptare te Maqedonise se Veriut, te marrin pjese dhe te votojne PRO ne kete referendum, si nje shans i vertet historik per te firmosur me voten e tyre per te ardhmen me te shkelqyer per veten, femijet dhe te vendit te tyre, anetarsimin ne NATO dhe Bashkimin Europian! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat