Thaçi fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë “pro” në referendum

Maqedonia

Thaçi fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë “pro” në referendum

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë “pro” në referendumin për Marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

“E mbështes fuqishëm Maqedoninë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO, si dhe marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit”.

“Ftoj edhe njëherë qytetarët në Maqedoni për pjesëmarrje masive në referendum dhe votë ‘pro’. Ky është rrugëtimi i tyre”.

Në një intervistë në Info Magazine, Hashim Thaçi ka vlerësuar se Maqedonia dhe Kosaova duhet të vazhdojnë punën për integrime ndërkombëtare.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është edhe në interesin e Kosovës. Vetëm duke ecur drejt perspektivës euroatlantike mund të arrijmë sukses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat