CIVIL: Gjatë kohës së heshtjes, fushata vazhdon në rrjetet sociale

Maqedonia

CIVIL: Gjatë kohës së heshtjes, fushata vazhdon në rrjetet sociale

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Vëzhguesit e CIVIL, Qendrës për Liri kanë vërejtur parregullsi gjatë heshtjes për referendum. Aktivistët nga të “dyja anët” vazhdojnë t’i shqetësojnë qytetarët që ta bojkotojnë referendumin ose të dalin për votim.

Është vërejtur shtrirja e posterave (materiale propagandistike) në rrethinën e fshatrave Tarinici, Radanje dhe Balvan në Komunën Karbinici.

Për më tepër, në shumë raporte të vëzhguesve, vihet re një fushatë e vazhdueshme dhe aktive në rrjetet sociale. Thyerja e heshtjes në mediat sociale, si dhe e gjuhës së urrejtjes, regjistrohet dhe arkivohet nga vëzhguesit dhe nga Ekipi për analiza dhe koordinimit të CIVIL.

CIVIL i bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë, kërcënimet, ryshfetin dhe përsërisin apelin tek institucionet kompetente për t’iu përgjigjur të gjitha raporteve në përputhje me rrethanat dhe në përputhje me ligjet.

Përveç vëzhguesve të CIVIL, një numër i përgjithshëm prej 11.927 vëzhguesish të akredituar do të ndjekin votimin për sqarimin në referendum. Numri më i madh i vëzhguesve vendas është nga shoqata e shoqërisë civile dhe iniciativat EDULSJ, e ndjekur nga Platforma maqedonase kundër varfërisë, MOST dhe Lenka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat