Stoilkovski: Nga janari janë punësuar 200 aktivist të LSDM-së

Maqedonia

Stoilkovski: Nga janari janë punësuar 200 aktivist të LSDM-së

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:08
VMRO

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM, akuzojnë se vetëm në këtë vit 2018, mbi 200 aktivistë partiakë të LSDM-së janë të punësuar në administratën shtetërore.

Zëdhënësi i Partisë, Naum Stoilkovski në një konferencë për shtyp theksoi se shumica e tyre janë të punësuar në pozita të larta dhe pozita e lartë varet vetëm nga vjetërsia dhe aktivitetet brenda vetë partisë së LSDM-së.

Kush është asistenti ideal për kuzhinën tuaj?!

E SPONSORUARKLIKO PËR MË SHUMË

“Nëpërmjet Agjencisë për Administratë janë hapur më shumës se 160 konkurse për punë për një kohë të pacaktuar në pushtetin qendror dhe lokal, ndërsa janë punësuar vetëm ushtarët partiak të LSDM-së? Këto janë reformat e administratës publike që çojnë përpara dhe janë menduar nga LSDM-ja? A është kjo partizim i administratës apo departizim siç kërkohet shkojmë përpara? Këto janë ato vlera ndaj të cilave udhëheq LSDM, partizim në vend të departizimit të administratës? Në vend të administratës profesionale funksionale në shërbim të qytetarëve, LSDM keqpërdoret vetëm për punësim të ushtarëve të partisë”, tha Stoilkovski.

Nga OBRM-PDUKM konfirmojnë se nuk ka institucion publik dhe shtetëror në vend ku nuk është gjetur vend për punësimin e ushtarëve partiak. Dhe se kjo bëhet në mënyrë të paturpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat