Derkoski: KSHZ është e gatshme për referendum

Maqedonia

Derkoski: KSHZ është e gatshme për referendum

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:22
Oliver Derkoski

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski në intervistë për AIM deklaroi se KSHZ-ja është e gatshme për referendumin e nesërm dhe shpreson në ditë të suksesshme sepse, siç thotë ai, deri tash nuk ka pasur asnjë element apo njohuri që do ta çonin në të kundërtën.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se kanë të drejtë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë ose të mos e shfrytëzojnë”, theksoi Derkoski, duke iu referuar nenit 7 të Ligjit për referendum.

Javës së kaluar kanë përfunduar trajnimet e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillat zgjedhore për referendumin, ndërsa anëtareve të tyre, potencon Derkoski, ju thuhet se kanë detyrë të përgjegjshme dhe duhet të jenë të kujdesshëm në ditën e votimit dhe të respektojnë ligjin.

“Nuk duhet të shkelin ndonjë procedurë sepse gjobat e parashikuara në Kodin Penal janë të mëdha. Shpresoj se kultura e tyre dhe ndërgjegjja te qytetarët, anëtarët e Këshillave Zgjedhore si organe zgjedhore është pak më në nivel të lartë dhe se nuk t’i lejojnë vetes se për cilindo do dhe për çka do të bëjnë incident dhe më pastaj të përgjigjen për ndonjë tjetër”, theksoi Derkoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat