Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Maqedonia

Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:18
Edmond Ademi

Pas video incizimeve që u shfaqën në rrjetet sociale, përmes “Facebook” reagoi ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

“Akti i filmimit të votuesve pranë konsullatës në Melburn nga ana e disa individëve është në kundërshtim me të gjithë ligjet dhe vlerat e demokracisë”, shkroi Ademi në rrjetin social “Facebook”.

Ministria shoti se institucionet e vendit janë në kontakt me autoritetet australiane dhe se rasti është paraqitur, ndërsa incizuesit janë identifikuar dhe do bartin të gjitha pasojat ligjore në pajtim me legjislacionin e Australisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat