MPJ dënon pengesat në procesin e referendumit në Australi

Maqedonia

MPJ dënon pengesat në procesin e referendumit në Australi

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:06
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se si institucion në mënyrë direkte lidhur me procesin e votimit të diasporës në përfaqësitë diplomatike-konsullore, dënon ashpër publikimet e incizimeve në rrjetet sociale, si dhe ofendimet ndaj shtetasve të Maqedonisë në Australi që vendosën të votojnë në referendum.

“Kjo paraqet në mënyrë direkte shkelje të drejtës themelore demokratike të votimit, por edhe ndikim ndaj procesit të referendumit, si dhe shkelje të privatësisë gjatë votimit. Secila përpjekje për ndikim apo preson ndaj votuesve gjatë ditës së votimit në referendum është e patolerueshme” shkruhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria kumtoi se janë raportuar autoritet lokale në Australi dhe thuhet se këto shkelje serioze janë të papranueshme dhe në një afat sa më të shkurt do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për sanksionimin e kryesve.

“Përsërisim, askush nuk ka të drejtë të ofendojë dhe askush nuk ka të drejtë të ndalojë dhe me këtë të ndikojë në mënyrë direkte në procesin e votimit, qytetarët që kanë zgjedhur të votojnë të drejtën e referendumit dhe të votojnë në referendum”, thekson MNP./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat