Gjorgjievsk: Tashmë nuk sundon ligji dhe policia, por arma dhe mafia

Maqedonia

Gjorgjievsk: Tashmë nuk sundon ligji dhe policia, por arma dhe mafia

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:33
Orce Gjorgjievski

“Rrugët në Shkup janë shndërruar në fushë beteje. Tashmë nuk sundojnë ligjet dhe policia, por arma dhe mafia”, thotë Orce Gjorgjievski në një konferencë për shtyp duke folur për ngjarjet e mbrëmshme në Shkup, ku dy persona ndërruan jetë, ndërsa tjetri mbetet në gjendje kritike.

Ai thotë se midis Shkupit në rrugën “Ruzvelltova” është shkrepur me armë nga një automjet në lëvizje, ku dy persona në mënyrë brutale u likuiduan. Janë shkrepur mbi 25 plumba, dhe për fat të mirë nuk ka viktime tjera, kalimtarë të rastit, sepse bëhet fjalë për një vend i cili vazhdimisht lëvizin njerëz të ri.

Sipas tij gjendja e sigurisë është seriozisht e rrënuar. Rrugët, sipas tij, secilën ditë janë më të përgjakshme. Askush nuk ndihet i sigurt.

“OBRM-PDUKM paralajmëronte se është rrënuar siguria ndërsa Oliveri keqpërdorte MPB-në që të lëshojë kumtesa se kjo ka qenë vetëm në kokat e anëtarëve të OBRM-PDUKM-së. I gënjente qytetarët, ndërsa tash gënjeshtrat e tij paguhen me jetët e njerëzve. Qytetarët tanë frikësohen të dalin nga shtëpia”, thotë Gjorgjievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat