KSHZ: Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy kërkesa

Maqedonia

KSHZ: Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy kërkesa

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:00
KSHZ

Të gjithë vendvotimet në entet ndëshkimore-përmirësuese janë hapur sot në mëngjes dhe votimi do të zgjas deri në ora 19:00. Janë hapur edhe vendvotimet në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit dhe deri në këtë moment votimi vazhdon pa probleme, informoi në konferencën për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ljupka Guguçevska.

“Në shtëpitë e tyre do të votojnë 1.859 votues. Në KSHZ janë dorëzuar dhjetë kërkesa nga votues të cilët janë paraqitur si të sëmurë apo të dobët deri te komisionet zgjedhore, por kërkesat e tyre nuk janë pranuar. Nga to, KSHZ-ja pranoi 8, ndërsa dy kërkesa u refuzuan”, deklaroi Guguçevska.

Deri në këtë moment janë dorëzuar dy kërkesa për mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes që janë refuzuar.

“Kërkesat janë nga votues që nuk kanë qenë të regjistruar në certifikatat e Listës Zgjedhore dhe janë refuzuar për shkak se një votues i është anuluar banimi nga MPB-ja, ndërsa tjetri nuk ka pasur dokument të vlefshëm për identifikim personal”, deklaroi Guguçevska.

Ajo ceki se nuk kanë asnjë paraqitje për problemin gjatë dërgimit të dorëzimit të materialeve votuese.

KSHZ-ja ka lëshuar akreditim për mbikëqyrje të 11.907 njerëzve të brendshëm dhe 493 mbikëqyrës të huaj, 194 përkthyes dhe 83 gazetarë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat