Votimi në diasporë për referendumin të Maqedoni, incizohen votuesit

Maqedonia

Votimi në diasporë për referendumin të Maqedoni, incizohen votuesit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:09
Votimi në diasporë

Në Facebook u publikuan video ku mërgimtarët në Australi, të cilët kanë dashur sot ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në referendumin, u ofenduan dhe u quajtën tradhtarë.

Videot u publikuan në një faqe me emrin “Tradhtarë”, por për shkak të shkeljes së privatësisë së njerëzve që votuan, grupi u raportua dhe u bllokua, ndërsa videot u fshinë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me misionet diplomatike dhe konsullore. Por, sipas tyre, anëtarët e këshillave zgjedhor kanë autoritetin të reagojnë vetëm nëse diçka ndodh në vendvotim. Megjithatë, ata do të publikojnë qëndrimin zyrtar, kur të kenë informacion zyrtar rreth asaj që ka ndodhur në qendrën e caktuar të votimit.

“Çfarë ndodh jashtë qendrës së votimit, as KSHZ-ja dhe as këshilli zgjedhor nuk kanë autoritetin ta adresojnë atë si një sfidë, problem, etj. Në parimin e eksterritorialitetit, kompetencat janë brenda vendvotimit dhe ne mund të flasim zyrtarisht për këto të dhëna”, deklaroi Ljupka Guguçevska – zëdhënëse e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në diasporë, sot kanë të drejtë të votojnë 2 mijë e 694 zgjedhës që paraprakisht janë paraqitur për të votuar në përfaqësitë diplomatike dhe të konsullatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat