Nikollovski: Ministria e Bujqësisë do të investojë në shkencën për prodhimin e orizit

Maqedonia

Nikollovski: Ministria e Bujqësisë do të investojë në shkencën për prodhimin e orizit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:04
Lupço Nikollovski

Në seancën e ardhshme të Qeverisë do të sillen masa të reja në bujqësi, ndërsa ato konkretisht do të jenë për orizin dhe mollën.

Këtë e paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, gjatë manifestimit ‘Ditët e orizit të Koçanit”, duke paralajmëruar mbështetje të vazhdueshme por edhe mbështetje më afatgjate për prodhuesit bujqësorë.

Në kuadër të masave të intervenimit në bujqësi, ministri Nikollovski përkujtoi se vitin e kaluar subvencionet për të gjitha prodhimet bujqësore ishin rritur në mënyrë lineare për 10%., përderisa te orizi ajo rritje ishte shumë e madhe dhe ishte rreth 300% për një hektar krahasuar me periudhën paraprake.

Nikolloski theksoi se nga korrja e këtij viti të orizit në Koçan priten të ardhura mesatare pas rreth 5000 mijë kilogramëve për një hektar, me çka rekolta e përgjithshme do të duhej të peshojë rreth 15.000 tonë arpë orizi.

Për shkak të sipërfaqeve më të vogla të cilat ishin mbjellë në pranverë, prodhuesit bujqësor shpresojnë në rritje të çmimit blerës, i cili për momentin ende është nën nivelin e pritur dhe lëviz për rreth 13 denarë për kilogram arpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat