KSHZ: Kishim tri ankesa deri në orën 09:00

Maqedonia

KSHZ: Kishim tri ankesa deri në orën 09:00

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:35
KSHZ

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 9:00, në tetëdhjetë komunat e Maqedonisë kanë dal për të votuar 2.45 %, e qytetarëve me të drejtë vote.

Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi tash dy orë e gjysmë po vazhdon në mënyrë të rregullt.

Ai ka se kanë informatat që kanë marrë nga 71.53 përqind e vendvotimeve, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 9:00, është 2.45 përqind.

Shabani: Deri në orën 9:00, votuan 2.45 %

“Nëpër këto vendvotime, tanimë dy orë e gjysmë e duhur, të gjitha këto vendvotime janë të hapura dhe zhvillohet votimi. Deri në orën 9:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akumulojë të dhëna për daljen e votuesve nga gjithsejtë 71.53 % e vendvotimeve dhe këto të dhëna flasin se jehona e votuesve në këto vendvotime të procesuara është 2.45 %. Në këtë proces njoftojmë se votuesit kanë dy lloje të kundërshtesave dhe atë kundërshtes për mbrojtjen e së drejtës së tyre personale të votimit dhe kundërshtes për procesin e verifikimit dhe votimit gjatë kësaj dite. Deri në këto momente te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë arritur tri ankesa, të cilat janë refuzuar nga ne”, tha ai.

Përndryshe, të drejtë vote sot kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat