PSD: Referendumi të jetë një kundërpërgjigje ndaj elitave shoviniste e shtypëse

Maqedonia

PSD: Referendumi të jetë një kundërpërgjigje ndaj elitave shoviniste e shtypëse

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:42
PSD

Partia Socialdemokrate ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin konsultativ për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Sipas PS-së, zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë.

“Dita e 30 shtatorit duhet të jetë një kundërpërgjigje popullore edhe ndaj elitave shoviniste e shtypëse në të dy vendet, të cilat e përdorin që gati 30 vjet çështjen e emrit të Maqedonisë për t’i fshehur dhe legjitimuar politikat e tyre përjashtuese, eksploatuese dhe diskriminuese. Dita e 30 shtatorit duhet të dëshmojë se vetëm qasja progresive dhe politikat progresiste garantojnë paqen e qëndrueshme dhe mundësinë e barabartë për zhvillim për të gjithë. Referendumi për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë është edhe përgjegjegjësi për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për përshpejtimin e reformave që do t’ia kthenin shtetin qytetarëve dhe që do zhvillohej drejt krijimit të një mjedisi kushtetues e politik gjithëpërfshirës dhe barazitar; që mundëson liri e mirëqenie dhe që garanton solidaritet e drejtësi për të gjithë”, thuhet në komunikatën e PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat