Nga diaspora kanë votuar 985 persona, dalja nëpër burgje 64%

Maqedonia

Nga diaspora kanë votuar 985 persona, dalja nëpër burgje 64%

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Dalja në referendum nga diaspora është 36,56 për qind apo në total kanë votuar 985 persona, nga 2694 të paraqitur për votë, njoftuan nga KSHZ

 Sipas rezultateve të KSHZ-së, në burgje kanë votuar 64,60 për qind nga të burgosurit me të drejtë vote.

Prej 1859 personave që votojnë nga shtëpia, gjegjësisht persona të sëmurë, të drejtën e votës e kanë realizuar 1520 votues.

Në lidhje me incidentin i cili mbrëmë ka ndodhur në vendvotimin në Melburn të Australisë, nga KSHZ thonë se rasti është i evidentuar dhe i paraqitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat