Pjesëmarrje e ulët e votuesve në komunën e Çairit

Maqedonia

Pjesëmarrje e ulët e votuesve në komunën e Çairit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Në referendumin që po mbahet sot për çështjen e emrit të Maqedonisë, në komunën e Çairit, deri në këto momente në qendrën më të madhe të votuesve të kësaj zone në shkollën “Liria” kanë dalë në votime 10% të qytetarëve.

“Në komunen e Çairit janë hapur vendvotimet, në shkollën “Liria” ku është qendra më e madhe e votuesve, pjesëmarrja në mëngjes nuk ka qenë në fluks të madh. Deri në orën 10:00 kanë votuar 10% e votuesve”.

Ata me të cilët ka biseduar televizioni, të gjithë janë pro ndërrimit të emrit të Maqedonisë, në Republiken e Maqedonisë Veriore.

Deri më tani nuk është regjistruar ndonjë parregullësi sa i përket kësaj qendre të votimit. Vërhen forca të shtuara të policisë.

Sidoqoftë, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të cilët janë regjistruar në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është mbyllur më 10 shtator.

Votohet në 3.480 vendvotime, në 80 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Dje votuan personat e sëmurë, të rënduar, të burgosur dhe në burg shtëpiak të cilët janë shtetas të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat