Qytetarët deri më tani të kënaqur me mbarëvajtjen e referendumit

Maqedonia

Qytetarët deri më tani të kënaqur me mbarëvajtjen e referendumit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:00
Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë juanë shprehur të kënaqur me procesin e deri tanimë të votimit në referendumin që po mbahet sot rreth çështjes së emrit zyrtar të këtij shteti, të arritur me marrëveshjen me Greqinë.

Dalja totale deri tani, sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor ka arritur në 8.12 për qind.

Media po qëndron në Maqedoni dhe ka pyetur disa qytetarë për mendimet e tyre rreth referendumit.

Një ndër ta është edhe Xhevdet Beqiri që jeton tash e 40 vite në Amerikë dhe ka shkuar në Maqedoni vetëm për të votuar në mënyrë më të sigurt.

Beqiri: Presim diçka pozitive

“Po presim pozitive diçka bre, mendojmë që pozitive, ne po votojmë e diçka do të dalë tani. ..Nuk janë shumë të sigurt atje, dikush del e dikush nuk del. Pak më sigurt është këtu…”

E për Hamdi Eminin, banor i fshatit Zajas ka rëndësi që Maqedonia në të ardhmen të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Emini: Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

“Sot e kam realizuar të drejtën e votimit për referendum, sigurisht se kemi ardh këtu dhe kemi shfrytëzua këtë të drejtë . Deri tash nuk kemi problem dhe shpresojmë që referendumi të kalojë i qetë dhe të jetë i suksesshëm dhe sigurisht që jemi të interesuar që Maqedonia të behët pjesë e NTAO-s dhe Bashkimit Evropian dhe shpresojmë për ditë më të mira”, ka thënë ai.

Në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraqinë  deri në orët e hershme të mëngjesit kanë votuar 4 për qind e votuesve. Edhe atje qytetarët u shprehën të kënaqur me procesin.

Njësoj u shprehën edhe në Gostivar ku gjithsej kanë drejtë vote mbi 17 mijë persona, në 121 vendvotime.

Votimi për referendumin në Maqedoni do të zjgas deri në orën 19:00 sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat