Referendumi i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni

Maqedonia

Referendumi i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni

Nga: D.RR Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:31
Sot në Maqedoni po votohet në referendum për çështjen e emrit

Sot është duke u mbajtur referendumi në Maqedoni për çështjen e emrit. Me kalimin e këtij referendumi, Maqedonisë i hapen rrugët për në BE dhe NATO.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Zudi Xhelili në një prononcim për “Bota sot” e vlerëson referendumin si një rast historik për Maqedoninë.

“Referendumi është një rast historik për Maqedoninë. Sot qytetarët do e vulosin aspiratën disa vjeçare që vendi të anëtarësohet në NATO. Meqenëse më në fund qeveria arriti një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit, u vendos që edhe qytetarët të deklarohen në referendum për këtë marrëveshje që mundëson anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”, ka vlerësuar ai.

Image
Zudi Xhelili

Xhelili thotë se ky referendum është i rëndësishëm për shqiptarët nëse ai kalon, pasi gjithmonë shqiptarët nëpër sondazhe kanë dhënë votën pro kësaj çështjeje.

“Shpresoj se referendumi do të jetë i suksesshëm edhe pse ka vetëm karakter konsultativ. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pro anëtarësimit të vendit në NATO, sa herë sondazhet kane treguar përqindje të lart te shqiptarët, gjatë fushatës të gjithë faktorët me relevancë e kanë mbështet referendumin dhe kanë apeluar të dilet në votime. Maqedonia definitivsht po përcaktohet pro vlerave perëndimore dhe pro një perspektive të ndryshme për të gjithë qytetarët e saj”, ka potencuar Xhelili për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat