Komuna e Sarajit me dalje rekorde deri tani për referendum

Maqedonia

Komuna e Sarajit me dalje rekorde deri tani për referendum

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:13
Votimi ne Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 15:00 kanë dalë 22.56% e qytetarëve apo mbi 334 mijë votues.

Numër më të madh të të dalurve në referendum ka Komuna e Sarajit me 36%, Komuna Qendër me 34% dhe Karposh 32.21%. Komunat shqiptare kanë ndjeshëm më pak votues. Në Tetovë dalja deri ora 15:00 ka qenë 36.18%, në Gostivar 20.37% kurse në Kumanovë 22.86, Strugë 20.39% dhe komuna tjera më me pak përqindje.

Konferenca e radhës e KSHZ-së do të jetë në ora 17:30 me rezultatet deri ora 17:00. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat