Emri, pengesa 27-vjeçare e Maqedonisë

Maqedonia

Emri, pengesa 27-vjeçare e Maqedonisë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:42
Pamje nga Shkupi

Referendumi për marrëveshjen e Prespës për emrin e ri shtetëror është i dyti më i rëndësishëm në historinë e Maqedonisë, pas atij të 8 Shtatorit të 1991, kur mbi 71% e votuesve vendosën krijimin e shtetit të pavarur dhe shkëputjen nga Jugosllavia.

Sfida më e vështirë e 27 viteve të ekzistencës ka qenë njohja ndërkombëtare me një emër të qartë shtetëror. Prej 1993-shit, shumica e vendeve antare e kanë njohur si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për shkak të lobimit të fortë të Greqisë, që nuk pranoi që vendi të quhej Maqedoni, pasi me këtë emër shteti i ri ballkanik do të përvetsonte një pjesë të kulturës dhe historisë greke.

Marrëveshja e nënshkruar në Prespë nga qeveritë e dy vendeve më 17 Qershor kurorëzoi negociatat e rinisura në fillim të këtij viti, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara Methju Nimiç dhe me mbështetjen e fortë të qeverive perëndimore. Negociatat ishin përpjekja e radhës pas disa dështimeve në negociatat e mëherëshme mes dy qeverive  për të zgjidhur këtë çështje. Sipas marrëveshjes, Shkupi dhe Athina pranuan që vendi të quhej “Maqedonia Veriore”.

Vetëm nëse kjo marrëveshje vihet në zbatim, Greqia premton se nuk do të përdorë më veton për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat