MPB: Gjashtë incidente të reja gjatë kohës së votimit

Maqedonia

MPB: Gjashtë incidente të reja gjatë kohës së votimit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi gjashtë incidente të reja gjatë deklarimit në referendum.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup një vajzë ka votuar me stilopas brenda të cilit ka pasur kamerë, gjithashtu në shkollën fillore “Pestalloci” në Shkup janë penguar qytetarët që kanë shkuar në votime dhe janë fotografuar, kurse policët pas paraqitjes kanë dalë në vendngjarje dhe pas masave të marra kanë bërë identifikimin e personit i cili është S.Ç (28) nga Shkupi.

Në vendvotimin numër 339 në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar një persona ka grisur fletëvotimit dhe më pastaj ka kërkuar tjetër.

Në fshatin Llaskarc në vendvotimin numër 2447 bhë anëtar u një organizate jo-qeveritare ka paraqitur se ka qenë i maltretuar dhe ka marrë kërcënime nga anëtarët e këshillit zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Dy rastet tjera kanë ndodhur në Shkup dhe në Gërçec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat