Në shkollën “Liria” në Çair shumica e votuesve janë shqiptarë

Maqedonia

Në shkollën “Liria” në Çair shumica e votuesve janë shqiptarë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:58
Votimi ne Maqedoni

Në vendvotimin 2890 në shkollën “Liria” në Çair të Shkupit, deri në orët e pasdites kanë dalë për votim 55 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, prej të cilëve shumica janë shqiptarë.

Enver Shabani, mbikëqyrës i ecurisë së votimeve në këtë vendvotim, pikë thotë se votimi në referendumin për emrin e ri të Maqedonisë ka kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente.

Shabani: S’ka pasur asnjë incident

“Nuk ka pas asnjë vonesë, asnjë ekses, por ka pasur masovikisht numër të madh të votuesve, por pritet  ende. 55 për qind është dalja, prej këtij 55 për qind as 2për qind nuk janë maqedonas, të gjithë shqiptarë. Deri në orën 19:00 besoj do të dalin më së paku 20 deri 30 për qind”, tha ai.

Nga ana e tyre, qytetarët kishin mendime të ndara sa i përket referendumit për ndryshimin e emrit në Maqedoni Veriore.

Melihate Elezi nga Shkupi thotë se e ka bërë të pavlefshme votën e saj, në shenjë pakënaqësie pasi burri i saj nuk mund të marrë nënshtetësinë maqedonase.

Elezi: Kam dalë të bëjë votën e pavlefshme

“Jam lind dhe jam rrit në Shkup. Jetoj në Shkup, kam të drejtë me u mjeku. Nuk e di Maqedonia qysh është t’u dash me hy në NATO, kur unë si qytetare nuk jam e kënaqur, qysh dëshirojnë të hyjnë në Evropë, me prish edhe Evropën a?... Që një muaj jam e sëmurë, më kanë vendosur vijë të kuqe pse burrin e kam shtetas të Kosovës. S’kam të drejtë unë si shtetas e Maqedonisë, e kam kurorëzimin këtu, nuk ia japin nënshtetësinë atij, nuk kam të drejtë për sigurim... Nuk kam votuar veç e kam bërë një X. Deri tash kam votuar shumë jo pak. Kam dalë të bëjë votën e pavlefshme mos me shkuar kot vota ime me u bë e vlefshme, sepse këta dinë me bo edhe të vlefshme, sepse çdo gjë dinë me bo. Nuk votoj, sepse kur nuk kam të drejtë për shëndetin tim, nuk kam pse me votuar”, tha ajo.

Ndërsa Adem Feta thotë se kanë votuar për një Maqedoni evropiane dhe të integruar në NATO.

Feta: Për një Maqedoni evropiane

“Kemi dalë për një Maqedoni evropiane”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat