Disa qytetarë maqedonas thonë se s’ka nevojë për ndryshimin e emrit

Maqedonia

Disa qytetarë maqedonas thonë se s’ka nevojë për ndryshimin e emrit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:27
Maqedoni

Një numër i vogël i qytetarëve maqedonas, janë mbledhur sonte para ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë, pak pas mbylljes së vendvotimeve për referendumin për emrin e ri të Maqedonisë.

Ata me këtë rast kanë vendosur disa pankarta kundër referendumit për emrin dhe janë shprehur kundër ndryshimit të emërtimit të Maqedonisë, pasi sipas tyre ka pasur një referendum më herët për emërtimin aktual në vitin 1991.  

Njëri nga qytetarët Goran Cvetanov ka thënë se referendumi për ndryshimin e emrit është i panevojshëm.

Cvetanov: Të mos dilet në referendum

“Nëse do të quhet Maqedonia Veriore siç thotë zoti Zaev, është nevojshme që të mos dilet”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër, Risto Andonovski thotë se nuk ka nevojë për ndryshimin e emrit, pasi hyrja në NATO nuk iu ndihmon për këtë dhe se Maqedonia ka këtë emër shumë më herët se sa thonë grekët.

Andonovski: Kemi pasur një referendum, ky nuk na intereson

“Maqedonia ka pasur referendum më 8 shtator 1991 për Republikën e Maqedonisë. Të tjerat nuk na interesojnë neve maqedonasit... Nuk ka nevojë të ndryshohet emri i Maqedonisë. Maqedonia ka emrin Maqedonia një mijë vjet më herët se sa grekët... Të gjithë popujt evropianë dhe SHBA kanë emrin që 200 deri 500 vjet dhe nuk ka arsye për ndryshimin e emrit”, ka thënë ai.

Edhe Velko Pedrev shprehet kundër referendumit dhe ndryshimit të emrit.

Pedrev: Pse të votojmë?

“Pse të votojmë? Nuk është referendumi i vitit 1991, nuk kemi nevojë për një referendum tjetër. Ka marrë fund”, tha ai.

Në orën 19.00 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët mund të deklaroheshin në pyetjen "A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?" duke qarkuar "pro" ose "kundër". Pas daljes në vendvotime mund të votonin vetëm personat të cilat në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.

Të drejtë vote kishin një milion  e 806 mijë e  336 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore. U votua në 3.748 vendvotime të cilat ishin hapur  nga ora 7 deri në orën 19.0o.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat