Policia rreshtohet para Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Policia rreshtohet para Kuvendit të Maqedonisë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:29
Policia para kuvendit

Gjysmë ore para përfundimit të procesit të referendumit janë vërejtur forca të shtuara të policisë para Kuvendit, ku kanë krijuar edhe një kordon policor para tij.

Numër i madh i forcave policore është parë në gjithë qendrën e Maqedonisë përderisa pas pak pritet të bëhen publike edhe rezultatet referendumit.

Ndryshe sot në Maqedoni është mbajtur referendumi, ku qytetarët maqedonas votuan “pro” apo “kundër” marrëveshjes në mes të Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat