OBRM-PDUKM: Janë mbushur kutitë në Saraj, është falsifikuar vullneti i qytetarëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Janë mbushur kutitë në Saraj, është falsifikuar vullneti i qytetarëve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:59
Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, ka akuzuar pushtetin se po mbushin kutitë e votimit në Komunën e Sarajit.

Ai në Facebook ka shkruar se pushteti është i pafuqishëm dhe ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve.

“Pushteti është i pafuqishëm dhe është angazhuar për falsifikim të vullnetit të qytetarëve. Eksiztojnë dyshime serioze për mbushjen e kutive në Komunën e Sarajit, gjegjësisht në Laskarcë dhe Radushë. Ka rritje drastike të daljes deri në orën 15:00, madje më e madhe në krahasim me gjithë ciklet zgjedhore”, shkruan Janushev.

Ai ka shtuar se “kjo vjedhje e vullnetit të popullit nuk do të kalojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat