Zaev: Referendumi ishte i suksesshëm, nuk e kam ndërmend të dorëhiqem

Maqedonia

Zaev: Referendumi ishte i suksesshëm, nuk e kam ndërmend të dorëhiqem

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 20:11
Zoran Zaev

(E plotësuar) - Kryeministri i Maqedonisë i është drejtuar popullit sonte për herë të dytë. Në konferencën e fundit ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet por se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kalojë në procedurë parlamentar, e në që nuk sigurohen 2/3 e votave, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Zaev fundi i nëntorit do të ishte kohë e përkryer.

“Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Zaev.

Zaev ka thënë se shpreson që Parlamenti do ta respektojë vendimin e votuesve në referendum që sipas tij është i suksesshëm sepse mbi 90% e votuesve ishin PRO marrëveshjes.

“Qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre treguan se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Më në fund çdo qytetari sjelli vendimin e vet. Kjo është vlera e demokracisë. Ata që votuan pro dhe kundër ishin ata që morën përgjegjësi. Më në fund vendosën votat e atyre që votuan”, tha Zaev.

Kryeministri maqedon nuk ka hezituar të falënderojë një pjesë të funksionarëve të VMRO-së që dolën në votime.

Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan PËR dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Maqedonia evropian ka marrë më tepër vota nga çdo fitues në zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Tani, kur kemi shumicë të përcaktuar për Maqedoni evropiane, është koha deputetët ta ndjekin zërin e shumicë, me qëllim të përshpejtojmë proceset për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Vota për është thirrje për të gjithë partitë politike t’i bashkëngjiten projektit. Të bashkohemi gjithë deputetët dhe të dërgojmë vendin aty ku e ka vendin në BE dhe NATO”, ka shtuar Zaev.

Sipas tij marrëveshje më të mirë nuk ka dhe nuk mund të ketë me Greqinë dhe se nuk duhet luajtur lojëra me të ardhmen e Maqedonisë.

“Çështjet nacionale janë mbi të gjitha çështjet tjera”, ka përfunduar Zaev.

***

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk ka folur për rezultatet e referendumit por tha se Maqedonia tregoi se janë pjesë e familjes evropiane.

Qytetarët sipas tij votuan me dinjitet dhe lirshëm.

Ai tha se referendumi është vegla më e lartë demokratike.

Tha se tashmë çështja kalon në Kuvend dhe se pret nga deputetët që të respektojnë votën e qytetarëve, në të kundërtën, Zaev tha se duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Zaev: Pres votim në Kuvend në të kundërtën shkojmë në zgjedhje të parakohshme

“Ashtu siq presim të gjithë, kemi një fluks, shumicë të madhe, që kanë votuar, e kemi të qartë të ardhmen tonë. Vota e deputetëve të parlamentit duhet të jetë përgjegjësi për një të ardhme në NATO, pres që deputetët (opozita) të respektojnë votën e qytetarëve, në të kundërtën duhet të përdorim veglën tjetër demokratike- zgjedhje të parakohshme”, tha Zaev.

Në fund tha se Maqedonia do të jetë anëtare NATO’s dhe BE-së, ai do të vazhdoj të kryesoj vendin.

****

Kur pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë në referendumin për çështjen e emrit të këtij shteti nuk ka mbërritur 40 për qind të pjesëmarrjes, çështja do të kalojë për vendimmarrje në Kuvendin e Maqedonisë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbajtur një konferencë për media me të përfunduar referendumi, ku ka thënë se “me votën tonë në Kuvend ne paracaktojmë të ardhmen tonë, por edhe të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore”.

“Sot qytetarët e deleguan këtë të drejtë te deputetët. Maqedonia alternativë tjetër nuk ka. Maqedonia duhet të jetë në BE dhe në NATO. Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka alternativë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “nëse nuk ka guxim opozitë të votojë ndryshimet kushtetuese atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme, por kjo është e diskutueshme”.

“Maqedonia ka tjetër agjendë përpara, atë euroatlantike. Zgjedhjet nuk janë në agjendë”, ka thënë ai.

Para Ahmetit, një konferencë e ka mbajtur edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Ai deklaroi se e respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit.

“Nëse Kuvendi nuk e zgjidh, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Zaev.

***

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dalë në konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij LSDM, për të komentuar rezultatin e votimit për referendum, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët dhe Maqedoni patën një ditë evropiane. Ata votuan me krenari dhe të lirë. Të gjithë sollën vendim për mendimin e tyre. Referendumi është përgjigja e fundit demokratike dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Ju uroj, të gjithë patëm sukses për demokracinë dhe Maqedoninë evropiane. Suksesi është i të gjithë neve, pa marrë parasysh bojkotimin e OBRM-PDUKM-së. Për disa orë do të shohim rezultatin e votimit. Dëshira e qytetarëve që votuan duhet të shndërrohet në politikë intitucionale në Kuvend. Nëse kemi shumicë të votave PËR. Pres që deputetët e OBRM-PDUKM-së të respektojnë vendimin e popullit ose të shkojmë në zgjedhje. Unë do ta uhëdheq vendin për në NATO dhe BE” tha Zaev.

Ai u prit dhe u përcoll me duartrokitje dhe nuk lejoi pyet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat