Krasniqi: Referendumi në Maqedoni dështoi për mospastrim të listave, mund të ndjehet në Kosovë

Maqedonia

Krasniqi: Referendumi në Maqedoni dështoi për mospastrim të listave, mund të ndjehet në Kosovë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 20:31
Referendumi në Maqedoni

Hulumtuesja në KDI, Jeta Krasniqi, që ka ndjekur nga afër referendumin e sotëm në Maqedoni, thotë se një prej arsyeve të dështimit që pjesëmarrja në referendumin në Maqedoni të jetë mbi 50 për qind, është mos pastrimi i listave të votimit.

Në Maqedoni kanë të drejtë vote 1.8 milionë banorë, derisa i gjithë vendi ka pak më shumë se 2 milionë qytetarë.

Natyrisht se arsye kryesore e këtij dështimi mbetet refuzimi i tij nga ana e opozitës maqedonase dhe një pjesë e spektrit shqiptar.

Megjithatë, sipas Krasniqit, “Maqedonia nesër do të zgjohet me një realitet të ri, jo atë çfarë bota perëndimore kishte shpresuar”.

Krasniqi ka thënë se “efektet e saj do të ndjehen edhe në rajon veçanërisht në marrëveshjen potenciale në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

Sot kalova diten ne Tetove dhe Shkup per te ndjekur nga afer procesin e votimit te referendumit per emrin e ri te Maqedonise, pra Maqedonise se Veriut.

Procesi shkoi i qete pa incidente te medha duke deshmuar per nje proces qytetar dhe demokratik.

Pavaresisht rrjedhes se procesit, vota pro referendumit nuk mundi te arrihej.

Problemet e listave te votuese mund te jene njera nga arsyet qe penalizuan kete proces duke konsideruar se jane te papastruara.

Se dyti qytetaret me te drejte vote te cilet nuk jetojne ne Maqedoni dhe te cilet nuk kane mundur ta ushtrojne te drejten e tyre.

Pra te drejte vote kane 1.8 milion qytetare ndersa numri i pergjithshem i popullsise eshte mbi 2 milion qytetare.

Por mbi te gjitha arsyeja kryesore e deshtimit te referendumit mbetet bojkotimi i ketij procesi nga opozita maqedonase dhe nje pjese te spektrit shqiptar.

Marreveshja Tspiras-Zaev u konsiderua si hapje e kapitullit te ri ne mes dy shteteve pas gati 3 dekadash politike te ngurte dhe nje sukses i politikes se bute (soft power) te BE-se si promotore e zgjidhjes se problemeve ndermjet proceseve te dialogut dhe paqes.

Se sa do te rezultoje i tille mbetet te shihet ne vazhdim.

Efektet e saj do te ndjehen edhe ne rajon vecanerisht ne marreveshjen potenciale ne mes Kosoves dhe Serbise.

Maqedonia neser do te zgjohet me nje realitet te ri, jo ate cfare bota perendimore kishte shpresuar.

I mbetet Kuvendit te Maqedonise te marr vendimin per ta çuar kete proces perpara, proces i cili do te percaktoje te ardhmen e shtetit dhe te te gjithe shoqerise pavaresisht perkatesise etnike apo bindjeve politike duke konsideruar qe referendumi eshte rol keshilldhenes.

Pra ka ende nje shanse per Maqedonine per ti thene po marreveshjes se emrit dhe po integrimit ne NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat