Me këngë popullore e valle, para Kuvendit të Maqedonisë, qindra qytetarë të Maqedonisë që kanë bojkotuar referendumin për emrin pas marrëveshjes me Greqinë, po festojnë atë që po e cilësojnë si “fitore të Maqedonisë”.
Ata po i urojnë njëri tjetrit dhe po thënë se sot ndodhi ajo që pritej dhe që duhej të ndodhte.
Qytetarët që po festojnë mbajnë pankarta se “ata nuk japin Maqedoninë dhe emrin e saj”, dhe se “sot u ndërpre gjenocidi grek”.
Referendumi i sotëm në Maqedoni nuk arriti të marrë pjesëmarrjen e 50 për qind të qytetarëve, megjithatë klasa politike në pushtet dhe analistët thonë se ky referendum ka qenë vetëm konsultativ, dhe jo me peshë juridike.
Kësisoj, vendimmarrja për marrëveshjen Greqi-Maqedoni për emrin do të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë. Do të duhen votat e 80 deputetëve që kjo marrëveshje të kalojë.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse marrëveshja nuk kalon vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Ali Ahmeti i BDI-së ka thënë se shpreson që opozita nuk do t a bllokojë rrugën të paalterntivë të Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.