Mickoski: Populli i tha jo ndryshimit të emrit dhe identitetit

Maqedonia

Mickoski: Populli i tha jo ndryshimit të emrit dhe identitetit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:23
Pamje nga referendumi

Rreth një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit, nga selia e VMRO-DPMNE-së, drejtuesi i partisë kryesore opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme.

“Maqedonia sot tregoi se Marrëveshja nuk kalon. Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan për”, tha Mickoski.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Ai tha se respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat