Nga 30% e votave të numëruara: "Pro" 90,94 %, "kundër" 6,33 %

Maqedonia

Nga 30% e votave të numëruara: "Pro" 90,94 %, "kundër" 6,33 %

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:46
Foto nga procesi i numërimit

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 30 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, "pro" kanë votuar 90.94 për qind e qytetarëve, ndërsa "kundër" janë shprehur 6.13 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin  e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë".

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev  tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga ana e tij, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat