Stoltenberg bën thirrje për konstruktivitet nga partitë në Maqedoni

Maqedonia

Stoltenberg bën thirrje për konstruktivitet nga partitë në Maqedoni

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 23:49
Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti sonte se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten të hapura për Maqedoninë.

Ai një postim në Twitter ka përshëndetur votën pro referendumit, duke thënë se partitë politike duhet të unifikohen për të kapur momentumin e rëndësishëm për vendin.

"E përshëndesim votën 'pro' në referendumin në Maqedoni. Urgjentisht u bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për ta kapur këtë moment historik", ka thënë kreu i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat