Greqia: Referendumi në Maqedoni, kontradiktor, mbetemi të angazhuar

Maqedonia

Greqia: Referendumi në Maqedoni, kontradiktor, mbetemi të angazhuar

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Rezultati i referendumit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është kontradiktor, një numër i madh qytetarësh thanë po, por kjo nuk është në përputhje me pjesëmarrjen në referendum

Kështu thotë Ministria e Jashtme e Greqisë duke shtuar se vendi  mbetet i angazhuar për Marrëveshjen e Prespës.

“Një pjesë e madhe e shtetasve të shtetit fqinjë mbështeti marrëveshjen (me Greqinë), por një pjesë e rëndësishme e tyre ishin skeptik, Greqia respektoi zgjedhjen e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Hapat e mëtejshëm kërkojnë  seriozitet të të gjitha palëve  pa përjashtim në mënyrë që të ruhet potenciali pozitiv i Marrëveshjes së Prespës”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

Në referendumin e së dielës për emrin e Maqedonisë  sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (nga përpunimi i 97 për qind të të dhënave nga vendvotimet , “Për” votuan  91,48 për qind ose 604.669 e qytetarëve, “ndërsa “kundër” 5,64 për qind ose 37.283 vota.

Sipas këtyre të dhënave, në votim dolën 660.980 votues ose 36,87 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat