Mbi 600 mijë qytetarë votuan pro ndryshimit të emrit

Maqedonia

Mbi 600 mijë qytetarë votuan pro ndryshimit të emrit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:32
Ilustrim

Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup, pas përpunimit të 98 për qind të të dhënave, rezulton se në referendum të drejtën e votes e kanë shfrytëzuar 658.124 qytetarë ose 36.84 për qind. Prej tyre, 91.49 për qind ose 602.132 kanë votuar ‘Për’, kurse vetëm 5.63 për qind, ose 37.068 janë deklaruar ‘kundër’.

Rreth 18 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Sipas dispozitave ligjore, që referendum të ishte i suksesshëm duhej që në vendvotime të dilte gjysma e mbi 1.8 milionë personave të regjistruar në Listën e Zgjedhësve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  pritet që gjatë ditës të shpallë rezultatet përfundimtare të Referendumit të së dielës i cili ishte përgjithësisht i qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat