Numërohen të gjitha votat e referendumit, këto janë rezultatet finale

Maqedonia

Numërohen të gjitha votat e referendumit, këto janë rezultatet finale

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Janë numëruar 100 për qind e votave të referendumit në Maqedoni, ku votuan 666 mijë e 743 qytetarë apo 36.91 për qind e popullit të Maqedonisë.

Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, 609.813 persona apo 91.46 për qind e votuesve votuan pro, ndërsa 37 mijë e 700 apo 5.65 për qind votuan kundër.

Ndryshe, me përfundimin e këtij referendumi shumë qytetarë i janë gëzuar pjesëmarrjes së ulët, duke dalë e festuar para Kuvendit të Maqedonisë.

Por, në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, për ndryshimin e emrit, do të çohet për votim në Parlamentin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat