Ndryshimet kushtetuese, Zaev në kërkim të numrave të deputetëve - Bota Sot
Ndryshimet kushtetuese, Zaev në kërkim të numrave të deputetëve

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese, Zaev në kërkim të numrave të deputetëve

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:33
Zoran Zaev

Në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pari i organit ekzekutiv paralajmëroi fillimin e bisedimeve me opozitën dhe faktorët e tjerë politik në ligjvënës.

Zaev theksoi se proceset nuk guxojnë të ndërpriten dhe se deri në fund të nëntorit ka mjaft kohë për Qeveri teknike dhe zgjedhje.

“Nëse nuk kemi sukses atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Proceset nuk guxojnë të ngrihen dhe të mbesin në vend. Duhet patjetër të ecim para dhe t’i kushtojmë vëmendje maksimale. Këtyre ditëve do të fillojnë bisedimet. Sot po përmbledhim analizat, planet dhe veprimet dhe nga nesër do të fillojmë bisedimet. Do të jenë shumë shpejtë. Disa ditë, që i bie diku 25 nëntori edhe atë me disa ditë rezervë”, tha Zaev.

Nuk ka afate kohore deri kur duhet të prononcohet opozita nëse mbështet ose jo ndryshimet Kushtetuese. Zaev shton se kjo gjë do të kuptohet shpejt dhe se nuk do të humbet kohë për t’i lutur.

“Nuk kemi afate. Nëse japim afate nuk do të jetë mirë, me rëndësi të arrihet qëllimi. Për disa ditë do të kuptohet nëse ka ambient për marrëveshje ose jo. Nuk kemi biseduar me askënd. Unë personalisht pres shumë. Pse do të pyesni. Pres sepse zgjedhjet do t’i ndryshojnë numrat në kuptimin e mirë të numrit të deputetëve të nevojshëm për ndryshime kushtetuese. Referendumi përfundoi dhe qytetarët dhanë përgjigje të qartë për drejtimin në të cilin ecë Maqedonia dhe ku duhet të shkojmë. Nëse në bisedime dikush ofron alternativë, sigurisht se do ta shqyrtojmë, por askush nuk tregon se cila është alternativa e NATO dhe BE. Askush nuk thotë cila është mundësia dhe a mund të ketë marrëveshje më të mirë. Absolutisht janë të qartë hapat të cilët duhet t’i ndërmerr Maqedonia’, ka thënë  Zaev.

Për dallim nga kryeministri Zaev, partnerët e tij të koalicionit vlerësojnë se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat që procesi të kalojë me sukses përmes ligjvënësit. Të njëjtin qëndrim me partnerët politik të kryeministrit ndajnë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera