Ivanov: Realiteti është se referendumi dështoi, të mos shkelet vullneti i popullit

Maqedonia

Ivanov: Realiteti është se referendumi dështoi, të mos shkelet vullneti i popullit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:32
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, një ditë pas referendumit është deklaruar në lidhje me procesin e votimit dhe ka dhënë vlerësimet e tij për marrëveshjen me Greqinë.

Ivanov tha se realiteti i sotëm është se referendumi ka dështuar dhe ftoi pushtetin “të mos shkel vullnetin e shumicës së qytetarëve”.

Ivanov në fjalimin e tij citoi edhe një fjalë të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e OKB-së, ku tha se paqja dhe demokracia janë të mundura vetëm në vende të lira dhe demokratike.

“Censusi i vogël vendosi, ndërsa mesazhi i popullit është dërguar. Realitet është se referendumi dështoi, mos luani me vullnetin e popullit. 36.6 për qind që kanë dalur nuk është vullnet i popullit. Është koha për përgjegjësi para popullit. Mbështetjen e anëtarësimit për NATO dhe BE e ulët në 36 për qind duke manipuluar qytetarët. Shteti nuk udhëhiqet duke luajtur me nenet dhe Kushtetutën e vendit. kërkojn nga OSBE/ODIHR që të marrin masa për dyshime serioze dhe shkelje në procesin e votimit. Para disa ditësh në OKB, Donald Trump tha se paqa dhe demokracia janë të mundshme vetëm në vende demokratike dhe të lira. Dje populli jonë konfirmoi demokracinë”.

“Referendumi nuk është anketë. E uroj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit dhe të tjerët për vendimin e tyre. Vetëm duke respektuar Kushtetutën mund të jemi në rrugën për BE dhe NATO. Atje duhet të anëtarësohemi me dinjitetin tonë njerëzor. Duhet ta ndërtojmë konsensusin kombëtar për të mbrojtur interesat shtetërore dhe qëllimet strategjike. Dua t’u kujtoj se në çdo moment historik, populli ka vendosur me mençuri. Ky referendum duhet të jetë mësim për qeveritë tjera. Dje Maqedonia mbeti e pamposhtur”, tha mes tjerash Ivanov

Presidenti i shtetit pas përfundimit të deklaratës, nuk lejoi pyetje për gazetarët dhe menjëherë u largua nga qendra për konferenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat