"NATO dhe BE shpejtojnë ta anëtarësojnë Shkupin, pavarësisht vullnetit të popullit"

Maqedonia

"NATO dhe BE shpejtojnë ta anëtarësojnë Shkupin, pavarësisht vullnetit të popullit"

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:01
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë pas dështimit të referendumit në Maqedoni, ka thënë se “mbështetja e rezultatit nga BE dhe NATO, tregon dëshirën për anëtarësim të përshpejtuar të Shkupit në aleancë, pavarësisht qëndrimit të popullatës”.

Nga MPJ e Rusisë vlerësojnë se dalja prej 36 për qind në referendumin e Maqedonisë, nuk lejon që ai të pranohet dhe të ketë legjitimitet.

“Dalja prej 36.8 për qind nuk lejon që referendumi të pranohet si legjitim dhe padyshim dëshmon se votuesit në Maqedoni zgjodhën ta bojkotojnë marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës. Politikanët e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së kanë marrë pjesë në propagandën publike dhe pa u turpëruar janë përzier në punët e brendshme në këtë vend ballkanik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së ruse.

Ata shtojnë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

“Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me kujdes ndjek zhvillimin e situatës. Duke parë pikën 3 të rezolutës 845 të Këshillit të Sigurimit, rezultatet e negociatave mes Shkupit dhe Athinës duhet të rishikohen nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat