Mickoski: Marrëveshja nuk është legjitime, zgjedhje vetëm sipas modelit të Përzhinës

Maqedonia

Mickoski: Marrëveshja nuk është legjitime, zgjedhje vetëm sipas modelit të Përzhinës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:21
Hristijan Mickoski

“Grupi parlamentar mbetet në qëndrimin se marrëveshja me Greqinë nuk mori mbështetje në referendum”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha për zgjedhje të parakohshme parlamentare partia e tij është e përgatitur, por së pari duhet të përfundojnë disa aktivitete të caktuara për të ardhur tek zgjedhjet.

“Kemi Kodin Zgjedhor. Në një nga takimet e liderëve jemi marrë vesh se kur të vijë radha për zgjedhje, 100 ditë para duhet të kemi qeveri sipas modelit të Përzhinës. Zaev do të tentojë ta tejkalojë këtë që të realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk mund të kalohet modeli i Përzhinës për përbërje të qeverisë “, tha Mickoski.

Ai tha se partia e tij do të insistojë të respektohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve.

Mickoski tha se gjatë referendumit janë vjedhur 50 mijë vota dhe shtoi se në mënyrë brutale janë mbushur kutitë.

Ai shtoi se do të pranojë zgjedhje të parakohshme vetëm nëse Prokurori Publik jep dorëheqje dhe formohet Komision anketues për parregullsi në referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat