Angjushev në Beograd: Maqedonia tregoi se dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane

Maqedonia

Angjushev në Beograd: Maqedonia tregoi se dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:49
Koço Angjushev

“Të largohen barrierat administrative dhe të bëhet treg i përbashkët. Shtetet duhet të merren me projekte të cilat do të sigurojnë logjistikë për biznesin. Maqedonia ka dhënë sinjal të qartë se dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, të rritet numri i investimeve të huaja direkte, i barazuam kriteret për investuesit vendorë dhe të huaj”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Koço Angjushev në panelin “Bashkëpunimi rajonal, sfidat dhe perspektivat” në kuadër të Samitit dyditor të 100 liderëve të biznesit nga Evropa Juglindore, në Beograd në të cilin marrin pjesë mbi 200 liderë më të shquar afaristë nga Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe përfaqësues të shteteve të rajonit.

Sipas tij, dy punë janë të rëndësishme. E para se Maqedonia është në rrugë të mirë me ligjin për mbështetje financiare të industrisë dhe të investimeve, me të cilin ofrojmë një industrializëm të shpejtë të Maqedonisë.

“Me këtë do të mundësojmë zhvillim më stabil në afat më të gjatë. Mendoj se jemi këtu në rrugë të mirë, për çka dëgjuam mjaftë komplimente dhe mendoj se kemi ligje të mira”, deklaroi Angjushev.

Ai shtoi se parakushti i dytë për secilin investues është shteti stabil dhe qeverisja e të drejtës.

Takimi i parë u mbajt në tetor të vitit 2011 në Arangjelovac, ndërsa Samiti i gjashtë paraprak u mbajt në Shkup në tetor të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat