Zgjedhje të parakohshme nëse për 10 ditë nuk ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Zgjedhje të parakohshme nëse për 10 ditë nuk ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Për disa ditë do të dihet nëse ekziston ambient për arritje të marrëveshjes me opozitën për shumicë prej dy të tretave e cila nevojitet për t’u votuar ndryshimet në Parlament, të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë, tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Ai në deklaratën dhënë pas orës solemne të studentëve të saporegjistruar në FSHIIK, paralajmëroi se prej sot fillojnë bisedimet me opozitën, në mënyrë që të duhet nëse ekziston mundësia për marrëveshje. Ai konsideron se ekziston kapacitet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë, sipas tij, opsioni i fundit nëse nuk arrihet marrëveshje.

“Gjithsesi që ka kapacitet për zgjedhje. Ligji dhe Kushtetuta i parashohin hapat e ardhshëm. Por, shpresoj se do të arrijmë sukses të dakordohemi. Proceset nuk mund të jenë të ngrira dhe të qëndrojnë në vend, punët duhet të lëvizin përpara”, tha Zaev.

Nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme, sipas tij, zgjedhjet do të ndodhin shpejtë, ndërkaq si termin për organizimin e tyre e përmendi fundin e nëntorit. Ai përmendi se në tërë atë proces patjetër të mendohet në afatet, për shembull në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat do të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm, ku do të merr pjesë edhe Greqia.

Zaev theksoi se në situatën e tanishme është reale që të gjithë të tregojnë pjekuri politike duke pasur parasysh atë që askush nuk ofron alternativë të NATO-s dhe BE-së, e as ndërkaq marrëveshje më të mirë nga ajo që është arritur me Greqinë.

Edhe zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri dje me zv.kryeminsitrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani paralajmëroi se në shtatë deri dhjetë ditët në vijim do të bëhen të gjitha konsultimet e nevojshme me deputetët dhe grupet e deputetëve dhe do të vlerësohet nëse ekzistojnë gjasa për t’u siguruar shumica prej dy të tretave.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në emisionin “Hapur” në TV Alfa deklaroi se grupi i deputetëve është monolit dhe mbetet në qëndrimin se Marrëveshja nuk mori legjitimitet në referendum dhe se procesi rreth marrëveshjes pas referendumit ka përfunduar.

Për zgjedhje të parakohshme thotë se OBRM-PDUKM-ja është e gatshme, por duhet paraprakisht të përfundohen aktivitete të caktuara për t’u ardhur deri te zgjedhjet e parakohshme, e ato janë 100 ditë përpara të ketë qeveri sipas Modelit të Përzhinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat