Stoltenberg tregon kur do të përfundojnë negociatat me Maqedoninë

Maqedonia

Stoltenberg tregon kur do të përfundojnë negociatat me Maqedoninë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:33
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi sot se pret që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë të finalizohen deri në janar 2019.

"Negociatat e pranimit tashmë kanë filluar dhe pres që ato të përfundohen deri në janar të vitit të ardhshëm", tha Stoltenberg në një konferencë shtypi para takimit ministror të NATO-s në Bruksel.

Sipas faqes së internetit të NATO-s, ai tha se Aleanca "ka ndjekur nga afër referendumin konsultativ të mbajtur të dielën në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë".

"Unë fola dje me kryeministrin Zoran Zaev dhe do të mbetemi në kontakt të ngushtë," tha  kreu i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat